Mbytet anija me 14 mijë dele!

Mbytet anija me 14 mijë dele!

Mbytet anija me 14 mijë dele!

Një anije, e cila mbante më shumë se 14 mijë dele, është përmbysur pranë brigjeve të Rumanisë. Anija e quajtur “Queen Hind” u përmbys të dielën vetëm pak pas largimit nga porti Midia, pranë qytetit Konstan?a.

Fatmirësisht, të gjithë anëtarët e ekuipazhit, 22 shtetas sirianë, u shpëtuan. Ndërkohë, një operacion i gjerë, me pjesëmarrjen e policisë, zjarrfikësve dhe Rojës Bregdetare rumune, u zhvillua për të shpëtuar kafshët.

Pak pas nisjes së operacionit, zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në qytetin rumun tha se është shpëtuar një numër shumë i vogël i kafshëve, të cilat janë gjetur duke notuar.

Anija e ndërtuar në vitin e largët 1980 kishte si destinacion Arabinë Saudite, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Close