Nga e premta më nxehtë!

Nga e premta më nxehtë!

Nga e premta më nxehtë!

Edhe sonte dhe nesër do të përballemi me temperatura të ulëta edhe pse asgjë ekstreme, pastaj nga dita e premte ajri arktik do të tërhiqet tërësisht nga rajoni ynë dhe përsëri do të jemi nën ndikimin e rrymave ajrore nga perëndimi dhe jugu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje pothuajse në tërë Evropën po ashtu edhe në rajonin tonë. Së bashku me ajrin e nxehtë nga Mesdheu do të vijnë edhe masa ajrore të pasura me lagështirë dhe priten edhe reshje shiu sidomos në Shqipëri, por reshjet nuk pritet të jenë shumë intensive. Reshje kalimtare shiu do të ketë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore të premtën eventualisht të shtunën, ndërsa reshje bore vetëm në malet më të larta.

Pra, pas goditjes së dytë polare në rajonin tonë tani radhën e kanë temperaturat relativisht të nxehta të cilat do të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme./Meteoballkan

Close