Së shpejti, testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet 4 orë para!

Së shpejti, testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet 4 orë para!

Së shpejti, testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet 4 orë para!

Universiteti Politeknik i Bukureshtit do të testojë së shpejti një sistem që mund të parashikojë tërmetet të paktën katër orë përpara. Sistemi supozohet se do të jetë në gjendje të zbulojë thellësinë, intensitetin dhe vendodhjen e përafërt të një tërmeti. Testimi do të bëhet në rajonin Vrancea në Rumani.

Sipas Mediafax (një kompani mediatike rumune) sistemi është zhvilluar nga kompania izraelite Ionoterra dhe është ende në fazën e konceptit, pas testeve fillestare të kryera në Turqi dhe Greqi, ku shkalla e suksesit qe e lartë.

Në fazën tjetër, siç e thamë, sistemi do të vendoset në rajonin Vrancea në Rumani, një nga zonat më aktive sizmike në Europë. Vëzhgimet pritet të nisin në pjesën e parë të vitit 2020. Po kështu, i njëjti sistem do të testohet edhe në Kaliforni.

Kompania Ionoterra pretendon se në fakt sistemi mund ta paralajmërojë tërmetin deri në tetë orë para. Testet paraprake të kryera në Greqinë Lindore dhe Turqinë Perëndimore, patën sukses me afro 90%. Pra, nga 75 alarmet e lëshuara për tërmet, 68 prej tyre u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike e Europës Mesdhetare (EMSC). Duke marrë parasysh rezultatet, Ionoterra do të përpiqet të testojë nëse mund të paralajmërojë tërmete të paktën mbi 4.5 të shkallës Rihter.

“Kanë kaluar 30 vite që kur iu përkushtova kësaj fushe kërkimi,” tha Prof. Dr. Nathan Blaunshtein, drejtuesi dhe shpikësi i sistemit, shkruan anabel. “Saktësia e rezultateve me kalimin e kohës na kanë dhënë kurajo për të investuar dhe krijuar metodologji të reja”.

Close