Sot mot i ftohtë dhe me ngrica

Sot mot i ftohtë dhe me ngrica

Sot mot i ftohtë dhe me ngrica

Masat e ftohta arktike ajrore kanë depërtuar në rajonin tonë dhe sonte priten ngrica në shumë pjesë të rajonit tonë veçanërisht në ato rajone ku do të kthjellohet moti.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil por i ftohtë. Nëpër lugina mund të ketë mjegull, ndërsa gjatë dites mund të ketë intervale kohore me diell. Temperaturat maksimale mund të arrijnë nga 1 deri në 5 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Nëpër lugina mund të ketë mjegull. Reshje atmosferike nuk priten.

Edhe në Maqedoninë Veriore  pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë ftohtë, ndërsa më së ftohti nesër do të jetë në veriun e Malit të Zi ku temperaturat maksimale nuk do të arrijnë të kalojnë në plus.

Nesër në tërë rajonin pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me acar gjatë ditës pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të ketë kushte edhe për krijimin e mjegullës. Në Shqipërinë mesdhetare pritet të jetë më ngrohtë, ndërsa në jug dhe jugperëndim të vendit mund të ketë edhe reshje shiu.

Nga e premta masat e ftohta ajrore arktike do të largohen nga rajoni ynë dhe pritet të zëvendësohen nga masa më të nxehta ajrore nga Mesdheu, por priten gjithashtu edhe vranësira të dendura dhe reshje lokale shiu./Meteoballkan

Close