Natë mjaft turbulente në Detin Adriatik dhe më gjerë!

Natë mjaft turbulente në Detin Adriatik dhe më gjerë!

Natë mjaft turbulente në Detin Adriatik dhe më gjerë!

Siç mund të shihet nga imazhi momental satelitor qendra ciklonike është në bregdetin kroat tani dhe në Hercegovinë duke ardhur direkt në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për këtë arsye sonte kemi erëra vende-vende të fuqishme sepse presioni i ajrit është mjaft i ulët gjë që nuk ndodhë shumë shpesh në rajonin tonë.

Në aspektin meteorologjik kjo gjendje është jashtëzakonisht interesante dhe e rrallë, por në aspektin e motit kemi të bëjmë me fenomene të zakonshme natyrore siç janë erërat dhe reshjet atmosferike. Në orët e ardhshme qendra ciklonike do të depërtojë përmes Malit të Zi Shqipërisë dhe Kosoves në drejtim të Greqisë. Cikloni i fuqishëm përmbanë në vehte edhe mjaft lagështirë por jo për Kosovën. Disa pjesë të Kosovës do të përfitojnë reshje shiu dhe bore viset malore afër mëngjesit por reshje të dendura priten në Mal të Zi dhe Shqipëri. Reshje shiu priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe zakonisht në Kosovë më së paku.

Gjatë orëve të paradites nesër qendra ciklonike do të ketë "ikur" në drejtim të Greqisë dhe mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa stabile ajrore anticiklonike dhe për këtë arsye pritet stabilizim i shpejtë i motit.

Përndryshe cikloni shkaktojë stuhi të fuqishme shiu dhe bore në Itali, pastaj në Slloveni, Kroaci, pjesë të Bosnjës dhe tani pritet të përfshihen edhe Mali i Zi dhe Shqipëria. Nesër stabilizim i motit në tërë rajonin./Meteoballkan

Close