Nesër në mëngjes jemi zyrtarisht në dimër!

Nesër në mëngjes jemi zyrtarisht në dimër!

Nesër në mëngjes jemi zyrtarisht në dimër!

Stina e dimrit fillon zyrtarisht nesër, saktësisht në orën 05. 19 minuta. Edhe pse do të filloi stina e dimrit, dita e nesërme do të jetë e ngjashme sikur një ditë pranvere ose vjeshte me reshje shiu në tërë rajonin. Reshjet do të jenë mjaft të dendura veçanërisht në Shqipëri, por lokalisht edhe në viset tjera. Në Shqipëri do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat nuk përjashtohen edhe në ndonjë rajon tjetër.

Gjithashtu në disa rajone të Shqipërisë mund të ketë edhe vërshime. Në Kosovë reshje më intensive priten në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

Stina e dimrit do të përfundojë zyrtarisht me 20 Mars të vitit 2020 kur pritet të fillojë pranvera.

Sipas ecurive aktuale sinoptike nga 28 Dhjetori pritet depërtimi i parë serioz i masave ajrore të ftohta të cilat do të na vijnë nga Rusia dhe kjo mund të jetë vetëm hyrje  sepse gjatë muajit Janar mund të kemi masa mjaft të ftohta siberike të cilat do të vijnë në drejtim të rajonit tonë./Meteoballkan

Close