Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.1.2020)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.1.2020)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.1.2020)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot. Nëpër ultësira dhe lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta dhe do të jetë më ftohtë, ndërsa nëpër viset kodrinore malore do të jetë më nxehtë dhe me rreze diellore. Ky proces quhet inversion i temperaturave (ajri i ftohtë "ngujohet" nëpër ultësira dhe lugina dhe kondensohet) dhe ndodh gjatë dominimit të fuqishëm të masave ajrore të thata dhe stabile anticiklonike.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot pothuajse tërësisht i ngjashëm sikurse sot.

Mot i ngjashëm do të mbajë afërsisht deri të shtunën kur pritet që vranësirat dhe mjegulla të tërhiqen dhe do të ketë ngritje afatshkurtër të temperaturave. Të dielën do të ketë ulje të temperaturave dhe vende-vende do të ketë mundësi për reshje shiu dhe bore intensiteti i të cilave do të jetë kryesisht i dobët dhe mesatar.

Sidoqoftë, se si do të jetë moti nga e diela e tutje është ende një mister për shkak të kontradiktave të mëdha mes modeleve globale kompjuterike për parashikim të motit. Ulja e temperaturave (jo ekstreme) është e sigurte por reshjet ende janë në pikëpyetje për shkak të pozitës së cikloneve dhe anticikloneve në rajonin tonë, gjegjësisht për shkak të gjendjes së paqartë sinoptike shikuar nga sot. Nga nesër e tutje situata do të vije duke u qartësuar çdo ditë e më shumë./Meteoballkan

Close