Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.1.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.1.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.1.2020.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mjegull, kurse i kthjellët në viset kodrinore-malore. Gjatë mesdites ka mundësi që të ketë rreze diellore edhe në disa ultësira.

Edhe në Shqipëri dhe rajon nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, vende-vende me mjegull dhe vranësira të ulëta,  dhe vende-vende me diell dhe relativisht i nxehtë. Reshje atmosferike nuk do të ketë askund.

Moti i ngjashëm do të mbajë edhe të premtën dhe të shtunën por me gjasa që të fillojë tërheqja e mjegullnajave dhe vranësirave të ulëta në disa rajone. Në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta do të jetë shumë më nxehtë.

Gjatë fundjavës do të kemi krijimin e një cikloni të dobët në Itali, por i cili nuk do të na sjellë reshjet e shumëpritura, përveç reshjeve kryesisht të dobëta dhe atë vetëm në disa rajone.

Nga e diela do të ketë ulje të temperaturave sepse do të fillojnë të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga veriu dhe verilindja, por nuk pritet i ftohtë i madh./Meteoballkan

 

Close