Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.1.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.1.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.1.2020.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të fryjnë erëra të lehta kryesisht nga juglindja dhe jugu. Vranësirat e ulëta dhe mjegulla do të fillojnë të tërhiqen por mund të mbesin ende nëpër disa lugina dhe ultësira.

Edhe në Shqipëri dhe mbarë rajonin nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në viset bregdetare do të ketë mundësi për reshje shiu.

Pasnesër mjegulla do të tërhiqet përfundimisht. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe verilindja. Në disa rajone ka gjasa për reshje të dobëta shiu dhe bore varësisht nga lartësia mbidetare dhe pozita gjeografike, por në përgjithësi do të mbetet thatë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Nga e hëna dhe e marta pritet rikthimi i anticiklonit të fuqishëm i cili do të na sigurojë mot të thatë dhe stabil. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta dhe gjithashtu pritet edhe rikthimi i mjegullës dhe vranësirave të ulëta./Meteoballkan

Close