Sonte reshje shiu dhe bore!

Sonte reshje shiu dhe bore!

Sonte reshje shiu dhe bore!

Stuhia Ciara po ndikon në kushtet sinoptike në shumicen e territorit të Kontinentit evropian. Cikloni me periferinë e tij është shtrirë deri në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar erëra, por nuk pritet asgjë ektreme sikur në Evropë.

Fronti i ftohtë do të arrijë pasdite ose në mbrëmje në Kosovë kur do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave, reshje shiu e bore dhe erëra të forta por kalimtara.Mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nëpër ultësira priten kryesisht reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore reshje bore, megjithatë reshjet e bores mund të paraqiten edhe nëpër ultësira. Reshjet do të përfshijnë territorin e Kosoves, veriun e Shqipërisë deri në qendër dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Pas kalimit të frontit pritet dobësim dhe qetësim i erërave, por reshjet lokale do të vazhdojnë në intervale të caktuara kohore.

Nesër dhe pasnesër na pret mot më i qetë, me alterime vranësirash dhe intervaleve të gjata kohore me diell, kurse reshje të reja atmosferike do të kemi të premtën./Meteoballkan

 

Close