Gjendja sinoptike!

Gjendja sinoptike!

Gjendja sinoptike!

Edhe pse fronti i ftohtë ajror i cili kaloi dje dhe na solli erëra të forta dhe reshje lokale është larguar dhe atmosfera ka tendenca stabilizimi, megjithatë duhet të theksojmë se atmosfera nuk është tërësisht stabile. Në disa rajone ka zhvillime të vranësirave të cilat po sjellin rrebeshe të izoluara shiu dhe bore dhe kjo gjendje do të vazhdojë edhe sonte, ku vende -vende prapë do të ketë gjasa për rrebeshe të izoluara shiu dhe bore.

Sidoqoftë, nesër pritet stabilizim i plotë i motit por i përkohshëm sepse qysh pasnesër (të premtën) do të kemi një front të ri të ftohtë ajror në kuadër të një cikloni i cili do të na sjellë reshje të reja atmosferike. Cikloni dhe fronti në kuadër të tij do të jetë i shpejtë dhe do të sjellë reshje në tërë territorin. Varësisht nga pozita gjeografike dhe temperaturat reshjet do të jenë në formë shiu apo dëbore. Nëpër ultësira priten kryesisht reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Nuk përjashtohet mundësia që përsëri të kemi rrebeshe shiu dhe breshëri, madje edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Pas kalimit të ciklonit do të ketë ulje të lehta të temperaturave, kurse nga e diela do të kemi ngritje të theksuara të temperaturave dhe stabilizim të plotë të motit por jo për kohë të gjatë.

Pra vazhdon mot mjaft i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, por temperaturat në përgjithësi janë më të larta se mesatarja për këtë periudhë kohore./Meteoballkan

Close