Stuhia e re "Dennis" në drejtim të Britanisë!

Stuhia e re "Dennis" në drejtim të Britanisë!

Stuhia e re “Dennis” në drejtim të Britanisë!

Oqeani Atlantik këto ditë është jashtëzakonisht aktiv dhe nëse mund të themi edhe "i dhunshëm"për shkak të cikloneve shumë të fuqishme të cilët po arrijnë deri në token e Evropes.

Stuhia Kiara shkaktojë 7 viktima në Evropë ditët e kaluara dhe dëme të mëdha materiale. Më së shumti u godit Britania e Madhe, por edhe veriu i Francës. Gjermania, Zvicra, Austria, shtetet e Beneluxit dhe Skandinavia. Madje një pjesë e stuhisë "Ciara" arriti deri tek ne.

Britania e madhe po goditet përsëri nga masa mjaft të paqëndrueshme nga Atlantiku, por këtë fundjavë Britania do të goditet nga cikloni i ngjashëm me "Ciara", stuhia "Dennis". "Dennis" pritet të kalojë përmes Britanisë në drejtim të Evropes veriore dhe Skandinavisë. Përderisa stuhia "Dennis" do të jetë në Britani dhe Evropen veriore, ne do të kemi mot të vërtetë pranveror për shkak të dominimit të fuqishëm të masave ajrore anticiklonike mbi rajonin tonë./Meteoballkan

Close