Moti për ditën e sotme - mbani çadrat me vete

Moti për ditën e sotme - mbani çadrat me vete

Moti për ditën e sotme – mbani çadrat me vete

Sot në Kosovë paradite do të mbajë mot i ngrohtë dhe me mundësi për intervale kohore me diell. Pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Reshjet do të ndërpriten vonë në mbrëmje ose gjatë natës dhe do të vazhdojnë në formë të rigave lokale ose fjollave të dëborës në disa vise kodrinore-malore.

Në Shqipëri  pritet destabilizim i fuqishëm i motit. Pasdite priten reshje intensive shiu, kurse në shumë rajone priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje intensive shiu priten edhe në Mal të Zi, kurse në Maqedoninë Veriore reshjet do të arrijnë pasdite. Në viset malore do të ketë reshje të dendura bore.

Nesër në tërë rajonin pritet të kemi stabilizim gradual të motit, por do të jetë freskët, me erëra veriore dhe vranësira të cilat do të tërhiqen gradualisht. Në Shqipëri pritet kthjellim i motit dhe rreze të shumta diellore, kurse në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore priten alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell.

Nga e diela do të kemi stabilizim të plotë të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Do ti kemi dy ose tre ditë të vërteta pranverore ku temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 20 gradë Celsius në nivel rajoni./Meteoballkan

Close