Pason ulja e lehtë e temperaturave dhe fjolla dëbore në disa rajone!

Pason ulja e lehtë e temperaturave dhe fjolla dëbore në disa rajone!

Pason ulja e lehtë e temperaturave dhe fjolla dëbore në disa rajone!

Cikloni i cili sot solli reshje shiu tani gjendet në jug të Shqipërisë dhe shumë shpejtë do të largohet nga rajoni ynë dhe mbi rajon do të depërtojnë masa ajrore anticiklonike. Në orët e ardhshme do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe veriperëndimi, kurse në disa rajone priten reshje shiu, në viset kodrinore-malore reshje kalimtare bore, por mund të ketë  reshje të përziera me borë (kalimtare) edhe në disa ultësira në Kosovë. Cikloni solli reshje të dendura në disa pjesë të Shqipërisë, kurse në viset tjera reshjet ishin më të dobëta.

Priten ulje të lehta të temperaturave, mirëpo që nga dita e nesërme moti do të stabilizohet gradualisht dhe temperaturat do të shënojnë ngritje. Nga pasnesër pritet të kemi mot të vërtetë pranveror me rreze të shumta diellore dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan

Image by: Meteociel

Close