• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Alpinistja kosovare që u ngjit në Everest rrëfen momentet e vështira: Kaluam nëpër kufoma

14/07/2019 | 11:09
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të Premten, 21 nëntor!

20/11/2025 | 22:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.11.2025.) E Premte

20/11/2025 | 22:15
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

20/11/2025 | 08:00
Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

19/11/2025 | 23:28
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 20 nëntor!

19/11/2025 | 22:44
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.11.2025.) E Enjte

19/11/2025 | 22:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

19/11/2025 | 07:54
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut!

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut!

18/11/2025 | 23:58
Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina” del me njoftim pas reshjeve të dendura!

Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina” del me njoftim pas reshjeve të dendura!

18/11/2025 | 23:53
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 19 nëntor!

18/11/2025 | 23:36
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.11.2025.) E Mërkurë

18/11/2025 | 22:07
Moti për sot dhe ditët në vijim

DPHM njofton reshje më të rrëmbyeshme, veçanërisht gjatë natës dhe kushte për stuhi me erë të fortë!

18/11/2025 | 17:36
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Alpinistja kosovare që u ngjit në Everest rrëfen momentet e vështira: Kaluam nëpër kufoma

14/07/2019 | 11:09
506
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Arianit dhe Mrika Nikçi ateruan në Kosovë.

Pas udhëtimeve të shumta dhe ngjitjes në majën më të lartë të botës, malit Everest (8848), babë e bijë me prejardhje nga Peja kanë rrëfyer në një konferencë të hapur për media eksperiencën e tyre më të veçantë.

“Së pari faleminderit prej të gjithëve që më keni përkrahur prej fillimit dhe jeni ardhë me na prit, eksperienca ime në ngjitjen e këtyre majave, në secilën majë ka qenë e ndryshme dhe jam ballafaquar edhe me probleme, pro edhe me kënaqësi të ndryshme”, ka thënë fillimisht Mrika Nikçi.

Duke vazhduar tutje, 17-vjeçarja ka bërë të ditur se ishte njoftuar me rreziqet që mund të haste rrugës, por që dëshira për t’u ngjitur në majat e botës e bënte të mos dorëzohej.

“Sa i përket rreziqeve, po filloj me Everestin, për shkak që mund të them që ka qenë një ndër majat më të rrezikshme që unë deri më tani kam ngjit, pasi që në fillim para se të nisemi për në ekspeditë, unë me babanë tim jemi ulë dhe kemi studiuar majat shumë mirë, kemi studiuar rrugë, rreziqe që mund të ndodhin, dhe e kam ditur nëse do të shkoj në Everest do të më bie të kaloj edhe nëpër trupa të vdekur, era të ndryshme, lartësi dhe ajër në mungesë”, është shprehur tutje Mrika.

Gjatë këtij udhëtimi të gjatë, pejania nuk ka hezituar të flasë edhe për gjërat më interesante që i kanë krijuar përshtyoje që në fillim.

“Ajo çfarë më ka lënë më shume përshtypje ka qenë Kongo, sepse hera e parë kur jemi nisur për atje ka qenë ora 2 pas mesnate dhe ka qenë errësirë, dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur kur ishim duke ecë dhe një zhurmë e madhe është ndjerë edhe e kemi kthyer kokën nga njëri-tjetri, dhe vetëm kemi parë se një akullnajë është shembur, dhe në vendin ku është shembur ne ishim vetëm pesë minuta më herët aty”, ka potencuar tutje alpinistja.

Babë e bijë treguan para mediave se gjatë këtyre ekspeditave, ata janë ndeshur edhe në kufoma, gjë të cilën nuk e kanë përjetuar edhe aq mirë emocionalisht.

“Mund të them se nuk e di si i kam përjetuar kufoma, i kemi pa pesë kufoma rrugës, ne kemi qëndruar në kampin 2 sepse kishte mungesë të bombolave të gazit dhe ishte në pikëpyetje nëse ekspedita jonë mund të vazhdohej apo jo edhe kemi qenë të përgatitur, sepse njerëzit tanë na thonin: “Bëhuni gati se do shihni kufoma rrugës””, tha Mrika.

Një problem i vogël ishte shfaqur pak para arritje në majë të Everestit, por që për Nikçin tashmë ëndrra ishte shumë pranë realizimit, dhe ngrirja e maskës nuk përbënte ndonjë problem shumë të madh për të.

“20 minuta para majës, maska e oksigjenit më është ngrire dhe në atë moment sasia e oksigjenit ka shkuar duke më u zvogëluar dhe më është dashur kohë pas kohe ta heqë maskën për të marrë frymë në atë lartësi të madhe, po kam qenë shumë e lumtur sepse ishim shumë afër majës dhe nuk e kam ndjerë mungesën e madhe të oksigjenit dhe kam arritur të shkoj në majë dhe të kthehem shëndosh e mirë bashkë me babin”, ka treguar Mrika Nikçi.

Pas përfundimit të konferencës, babë e bijë janë shoqëruar për në shtëpinë e tyre në Pejë, ku janë mirëpritur ngrohtë nga familjarët dhe bashkëvendasit e tyre.


Related Posts

Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet të Premten, 21 nëntor!

20/11/2025 | 22:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.11.2025.) E Premte

20/11/2025 | 22:15
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

20/11/2025 | 08:00
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲