Modeli më i saktë në botë për parashikim të motit “ECMWF” na “premton” reshje të reja në rajonin tonë. Reshjet e shiut do të fillojnë të shtunën në mbrëmje në Shqipërinë veriperëndimore.
Reshjet e shiut gjatë së dielën do të përhapen në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë, shumicën e territorit të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Reshjet e shiut do të jenë mjaft të dendura kohë pas kohe në disa rajone sidomos në Bregdetin Shqiptar e posaqërishtë në jug, perëndim dhe veriperëndim të Shqipërisë. Në Maqedoni dhe Kosovë reshjet do të jenë të intensitetit mesatarë.
Nga dita e martë sipas “ECMWF” në Kosovë dhe Maqedoni do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta veriore dhe si rezultat do të kemi ulje të temperaturave dhe reshjet e shiut do të shëndrrohen gradualisht në reshje bore. Ajri i ftohtë do të depërtojë edhe në Shqipëri por sipas ecurive aktuale përpos lindjes së Shqipërisë ku priten reshje bore në tjera rajone borë nuk pritet të ketë.
Reshjet borës do të vazhdojnë edhe ditën e mërkurë me intensitet të ndryshëm në Kosovë dhe Maqedoni me ulje të mëtutjeshme të temperaturave dhe me krijimin e shtresave simbolike të dëborës.
Ishte ky parashikimi më i ri i motit nga meteoballkan sipas modelit ECMWF. Ndryshimet ditëve të ardhshme do të ndodhin gjithsesi por trendi i përgjithshëm është kjo që e thamë më lartë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në Meteoballkan./Meteoballkan.