Një cunami i fuqishëm ka goditur Indonezinë. Ky cunami nuk u krijua si pasojë e tërmetit siç ndodhë zakonisht, por kësaj radhe si pasojë e shperthimit të një vullkani. Erupcionet vullkanike të vullkanit “Krakatau” kanë shkaktuar ngritjen e valëve cunamike të cilat kanë shkaktërruar gjithçka rrugës së tyre.
Cunami ka “zbarkuar” në bregdetin e Javës dhe Sumatrës duke shkatërruar tërësisht gjithcka përpara tyre. Të paktën 170 njerëz janë raportuar se kanë humbur jetën deri tani, mbi 30 janë zhdukur kurse të lënduar janë diku rreth 1000 njerëz sipas raporteve preliminare.
Vullkani “Krakatau”është i njohur për erupcionin e tij shkatërrimtar të vitit 1883 kur patën humbur jetën rreth 120000 njrëz si pasojë e cunamit. Eksplozionet vullkanike janë dëgjuar pothuajse 4000 km largësi deri në Australi./ Meteoballkan.