Temperaturat e ulëta në vend kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në male në juglindje të vendit.
Fshati turistik i Dardhës në Korçë është zgjuar mëngjesin e sotëm nga bora.
Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë gjatë natës në disa zona të ulëta.
Dardha është një fshat turistik që vizitohet në çdo stinë të vitit nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.