Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë orët e para të ditës së sotme.
Viktima e 23 është Isa Abazi nga qyteti i Gjilanit, vëllau i të cilit para disa orësh u nxorr pa shenja jete nga rrënojat.
Pos kësaj, vlen të theksohet se 650 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe dhjetra persona ende mbesin nën rrënoja.