Shqipëria gjatë ditës së sotme u godit nga një tërmet i fortë me epiqendër në detin Adriatik, pak kilometra larg Durrësit.
Deri tani janë numëruar gjithsej pesë lëkundje, gjersa të lënduar kanë përfunduar 68 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera, shkruan Reporteri.net.
Pamjet e shkatërrimeve pas tërmetit kanë tronditur edhe qytetarët e Kosovës. Dizajneri i njohur kosovar, Agi Haxhimurati i cili prej tetë vitesh jeton në Tiranë e ka përjetuar shumë rëndë këtë situatë.
Haxhimurati përmes një postimi në Facebook ua ka bërë të ditur të gjithë miqve dhe familjarëve se ai dhe familja e tij janë mirë, por megjithatë ka thënë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka përjetuar prej kur jeton në Tiranë.
Piskamat dhe paniku që përjetuan banorët e Tiranës e ka kthyer atë pas duke ia kujtuar kohën e luftës në Kosovë. /Reporteri.net
Postimi i plotë i tij:
Per te gjithe familjaret dhe miqte e mi ne Kosove ju lajmeroj se kemi shpetu fatmiresisht shume mire nga termeti i fundit ne Tirane ?. Ju falenderoj shume per mesazhe dhe thirrje.
Per 8 vite sa jetoj ketu ky ka qene termeti me i forte qe e kam perjetu ne jeten time. Me shkalle inteziteti 7.5 balle. Paniku e piskamat e femijeve qe qanin ne rruge jo qe nuk mi kujtonte pamjet e luftes qe i kam perjetu si femije ne Kosove. Ishte tmerr!
Me poshte disa foto nga hyrja e pallatit ku jetoj dhe palleteve tjera ne Tirane si dhe poashtu numrat e emergjences nga Bashkia Tirane:
—————
Ju lutem nëse jeni prekur nga tërmeti, njoftoni menjëherë në nr. unik ? 112 ose sipas nevojës:
Policia e shtetit ? 129,
Policia Bashkiake ? 042419465,
Zjarrfikësja ?128,
Urgjenca ? 127
https://www.facebook.com/agi.haxhimurati/posts/10158074915772223