Sot në rajonin tonë po mbanë mot kryesisht me vranësira, por vende-vende ka edhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Temperaturat janë relativisht të larta apo mjaft të larta për këtë periudhë kohore. Gjysma e parë e Nëntorit iku me temperatura mjaft të larta mbi mesatare dhe ashtu ka filluar edhe gjysma e dytë e këtij muaji.
Gjendja sinoptike nuk po ndryshon fare. Jemi nën ndikimin e masave ajrore ciklonike me qendër në Mesdhe dhe anticiklonike me qendër në jug të Rusisë. Kjo gjendje sinoptike favorizon depërtimin e vazhdueshëm e masave ajrore nga Afrika Veriore dhe Mesdheu. Këto masa nganjëherë do të jetë të pasura me lagështi për të na sjellur reshje atmosferike. Nga nata e së hënës priten reshje të herëpashershme shiu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi. Vetëm në viset më të larta malore do të ketë reshje bore./Meteoballkan