Sot në Kosovë do të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale kohore me diell por edhe me vranësira. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 23-24 gradë celsius.
Në Shqipëri do të mbajë mot me intervale kohore me diell më shumë në jug, kurse në veri do të ketë më shumë vranësira por edhe mundësi për reshje shiu. Do të ketë ngritje të temperaturave.
Në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, kurse në Mal të Zi përpos intervaleve kohore me diell priten edhe reshje të herëpashershme shiu.
Të entjën në tërë rajonin pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në Shqipëri dhe Mal të Zi vende-vende dhe herë pas here mund të ketë reshje kryesisht të dobëta dhe afatshkurtëra shiu, kurse në Kosovë dhe Maqedoni do të mbetet kryesisht thatë. Gjatë nates në Kosovës priten reshje lokale shiu.
Të premtën në tërë rajonin do të jetë më freskët, në mëngjes vranët me mundësi për reshje të dobëta dhe të izoluara shiu, ndërsa gjatë dites stabilizim gradual i motit./Meteoballkan