Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore si pasojë e dominimit të plotë të masave të fuqishme ajrore anticiklonike. Temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 27-28 gradë celsius në nivel vendi.
Mot i ngjashëm pra me diell dhe mjaft i nxehtë sot do të mbajë edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.
Edhe nesër dhe ditëve të ardhshme në tërë rajonin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe mund të sjellin mjegull nëpër lugina, kurse ditët do të jenë mjaft të nxehta./Meteoballkan