Një qytetar me vëllezrit e tij ka dhuruar 10.000m2 tokë, për ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.
Kjo është bërë e ditur nga teologu Elvis Naçi, i cili dhuruesin e tokës e ka quajtur hero.
Postimi i plotë:
Ky është heroi!
Shaipi më emocionoi shumë, i thjesht, i dashur dhe fjalëpak. Dëgjoi për dëshirën tonë për të ndërtuar një lagje në Kosovë dhe pasi foli me vëllezerit vendosën në pak minuta ta dhuronin 10,000 mijë metra tokë. Por si është e mundur? Sepse shpesh dëgjojmë që vëllai konfliktohet me vëllanë për një copë tokë apo fqinji që vret fqinjin.
Por 10,000 m2 të dhuruara është një vepër e shqiptarit të mirë, i cili është mirë vetë dhe dëshiron që edhe të tjerët të jetojnë mirë. I pyeta përse? “Për shpirt të babës” tha, ka qenë baba i mirë, ka kryer Haxhin, besimtar i mirë që na mësoi me dhëmbshuri. Çfarë lumturie për atë baba, Haxhi Shaban Stublla i cili në Botën Tjeter mbushet me lumë shpërblimesh nga djemtë e tij. Dhuroi tokën që Fondacioni Firdeus të ndertojë një lagje për jetimin, nevojtarin, të pamundurin. Sot do të kërkoj një lutje të veçante për vëllezerit e familjes Stublla, por veçanerisht për Haxhi Shaban Stubllen që edukoi djem që ta duan vendin dhe shqiptarinë. Qofsh i Xhennetit Haxhi Shaban! Amin.