Temperaturat e ulëta ekstreme kanë përfshirë Siberinë dhe kjo është tërësisht e zakonshme për këtë vend, por shikoni sa ka shkuar minusi pra deri në 46 gradë celsius nën 0 që është një ekstrem në vehte.
Mesatarja për rajonin e Siberisë për këtë periudhë kohore është rreth -30 gradë celsius, pra temperaturat janë rreth 15 gradë celsius nën nivelin e mesatares.
Dimrat e ftohtë në Ballkan më së shumti shkaktohet nga anticikloni i fuqishëm Siberik i cili përmbanë në vehte ajrin ekstrem të ftohtë, por shumë dimra kalojnë dhe anticikloni Siberik nuk “zbarkon” fare në Ballkan sepse nuk e lejon gjendja sinoptike ose qarkullimet e masave globale ajrore./Meteoballkan