Vazhdon të dominojë ngjyra e kuqe në imazhet satelitore sa iu përket temperaturave në rajonin tonë dhe nromalisht ngjyra e kuqe simbolizon nxehtësinë pothuajse esktreme për këtë perudhë kohore në të cilen jemi.
Temperaturat maksimale sot në nivel rajonal arriten deri në 28 gradë celsius, në Kosovë 27C që me të vërtetë është një ekstrem në vehte për gjysmen e dyte të muajit Tetor. Kjo gjendje sinpotike do të vazhdojë edhe shumë ditë me luhatje shumë të lehta të temperaturave. Netët do të vazhdojnë të jenë mjaft të freskëta sepse ato janë gjithnjë e më të gjata, por ditet do të na kujtojnë verën e vërtetë/Meteoballkan
Foto: Meteociel