Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 20 numri i viktimave.
Mësohet se viktima janë nënë e bir në Thumanë, mësohet se fatkeqësisht ata i ka zënë poshtë tavolina e bukës.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu tha se viktimat janë Sardi Cukaj dhe Mira Cukaj nënë e bir. Ndërsa po kërkohen prindërit e 25-vjeçarit që shpëtoi më herët.