Përderisa të kemi këtë gjendje sinoptike sikur në fotografinë kryesore nuk pritet të kemi stabilizim afatgjatë të motit.
Masa ajrore anticiklonike kemi në Atlantik, Britaninë e Madhe dhe Skandinavi, ndërsa në Afrikën veriore dhe Mesdhe kemi masa ajrore të fuqishme ciklonike. Kombinimi i këtyre dy faktorëve na sjell mot mjaft të paqëndrueshëm dhe të ftohtë ditëve të ardhshme sepse ciklonet nga Afrika veriore dhe Mesdheu pritet të depërtojnë përmes rajonit tonë në drejtim të Evropës lindore dhe në këtë mënyrë të sjellin porcione të shpeshta të reshjeve atmosferike sidomos të shtunën.
Gjatë mëngjesit të së shtunës priten edhe reshje bore, madje edhe nëpër disa ultësira të Republikës së Kosovës.
Gjatë javës tjetër na pret mot i paqëndrueshëm, por reshjet pritet të jenë të lokalizuara dhe të herëpashershme me gjasa edhe për rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale por deri atëherë ftohtë dhe me borë madje të shtunën, borë a cila pastaj pritet të shndërrohet në shi./Meteoballkan