Pas reshjeve të dendura të shiut të natës së kaluar dhe mëngjesit të sotshëm moti përsëri është stabilizuar, por vranësirat vazhdojnë të jenë prezente. Nuk ka ndonjë luhatje të madhe të temperaturave dhe kjo gjendje do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Edhe reshjet do të pushojnë në shumicen e territoreve të rajonit tonë dy tre ditët e ardhshme me ndonjë përjashtim të vogël ku kryesisht në viset bregdetare do të ketë riga shiu, por lokalisht edhe në viset tjera mund të ketë ndonjë rigë të herëpashershme lokale shiu.
Pra vazhdon mot tipik vjeshtor me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell dhe me temperatura normale ose pak mbi mesataren për këtë periudhë kohore./Meteoballkan
Image by: Meteociel