Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik tronditi ditën e sotme Shqipërinë. Mësohet se tërmeti ka shkaktuar persona të lënduar dhe dëme materiale në disa qytetet të vendit.
Tërmeti i fuqishëm u ndihe dhe në Tiranë, duke bërë që qytetarët të dalin jashtë banesave.
Ndërkohë, gjatë lëkundjeve të tërmetit gazetarja e një televizioni ka kaluar momente frike teksa ishte “Live” duke transmetuar edicionin e lajmeve.
Por, dhe pse tronditjet ishin të forta gazetarja mundi të transmetonte lajmet deri në momentin e ndërprerjes së edicionit.