Në qendër të Shkodrës është vendosur një “Smart Flower” (Lule inteligjente) me panele diellore që prodhon energji nga dielli. Është “lulja” e parë në Shqipëri, që promovon energjinë e pastër, raporton A2news të mërkurën.
Çdo mëngjes, “lulja inteligjente” hapet automatikisht nga rrezet e para të diellit dhe mbyllet në mbrëmje.
Energjia që prodhon do shërbejë për të furnizuar qendrën e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve që ndodhet në qendër të Shkodrës.
Shkodra është qyteti i parë që do të implementojë këtë risi në prodhimin e energjisë së pastër.