Kjo javë ka filluar siç po e shohim me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herë pashershme. Vende-vende reshjet janë të intensiteti të lartë.
Cikloni në Detin Adriatik dhe anticikloni në verilindje të Evropës janë përgjegjëse për një mot të tillë, ngase kjo situatë sinoptike favorizon ardhjen e masave të lagshta nga Mesdheu dhe njëkohësisht ardhjen e masave të ftohta nga verilindja e Kontinentit.
Kjo gjendje sinoptike do të fillojë të pësojë ndryshime nga nesër, por pasataj gjatë javës do të kemi gati një situatë të ngjashme. Nga nesër cikloni do të largohet nga rajoni ynë dhe mbi rajonin tonë do të kemi kalimin e përkohshëm të masave ajrore anticiklonike, ose rirtjen e përkohshme të presionit atmosferik, por një ciklon i ri pritet të arrijë të mërkurën vonë ose të enjten duke kushtëzuar reshje të reja shiu e bore në viset kodrinore-malore. Temperaturat pas rritjes së vogël që pritet të pësojnë të mërkurën do të pasojë ulja e sërishme e tyre.
Pra, pas një përmirësimi të përkohshëm të motit të martën dhe të mërkurën ku edhe gjatë këtyre ditëve nuk përjashtohen rigat e shiut (Shqipëri) dhe fjollat e borës në viset malore (tërë rajonin) të enjtën pritet “përkeqësim” dhe ardhja e sërishme e vranësirave të dendura me reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje mesatare deri të dendura shiu. Në viset malore mund të kemi reshje të dendura bore. Me uljen e temperaturave fjolla dëbore ose shqotë mund të paraqiten edhe në disa vise pak më të ulëta në Kosovë.
Sipas ecurive aktuale sinoptike gjatë fundjavës pritet përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave ditore.
Ishte ky parashikimi javor i motit nga MeteoBallkan dhe nëse ka ndonjë ndryshim do të njoftoheni me kohë në postimet tona gjatë ditëve të ardhshme./Meteoballkan