• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Shkrirja e akullnajave në Zvicër po zbulon mbetje të njerëzve

Shkrirja e akullnajave në Zvicër po zbulon mbetje të njerëzve

11/08/2022 | 09:33
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet të martën, sipas njoftimit të KEDS!

03/11/2025 | 22:08
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.11.2025.) E Martë

03/11/2025 | 22:00
Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

03/11/2025 | 21:44
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

03/11/2025 | 08:00
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet të hënën me 3 nëntor!

02/11/2025 | 22:43
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.11.2025.) E Hënë

02/11/2025 | 22:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e diel

02/11/2025 | 08:52
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet në disa rajone të dielën!

02/11/2025 | 00:02
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2020.)E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2025.) e Diele

01/11/2025 | 23:56
Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

01/11/2025 | 12:29
Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

01/11/2025 | 11:18
Moti për ditën e parë të Nëntorit

Moti për ditën e parë të Nëntorit

01/11/2025 | 07:56
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Shkrirja e akullnajave në Zvicër po zbulon mbetje të njerëzve

Panorama of Skaftafell glacier, Vatnajokull National Park in Iceland.

Shkrirja e akullnajave në Zvicër po zbulon mbetje të njerëzve

Temperaturat në rritje po i shtyjnë akullnajat e Zvicrës të shkrijnë dhe t’i zbulojnë sekretet e tyre, me alpinistët këtë verë që mund të kenë mbetje njerëzore të paidentifikuara dhe rrënojat e aeroplanëve, të humbura për më shumë se gjysmë shekulli.

11/08/2022 | 09:33
877
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje

Dy alpinistë francezë gjetën kocka njerëzore të mërkurën e kaluar teksa po ngjiteshin në akullnajën Chessjen në kantonin jugor të Valais, konfirmoi një zëdhënës i policisë të hënën. Mbetjet skeletore u tërhoqën nga akullnaja me helikopter në të njëjtën ditë. Eshtrat u zbuluan pranë një shtegu të vjetër që ra në përdorim rreth 10 vjet më parë, tha Dario Andenmatten, kujdestari i kasolles malore Britannia nga ku shumë alpinistë nisin ngjitjet e tyre në rajon. Dy alpinistët ndoshta e bënë zbulimin e tyre vetëm sepse bazoheshin në një hartë të vjetër.

Meqenëse kishte mbetur pak nga trupi përveç kockave të zhveshura, Andenmatten tha se ai priste që personi të kishte vdekur “diku në vitet 1970 ose 80”.Një javë më parë, një trup tjetër ishte gjetur në akullnajën Stockji pranë vendpushimit të Zermatt, në veriperëndim të Matterhorn.

Në të dyja rastet, policia e Valais tha se procesi i identifikimit të mbetjeve njerëzore përmes analizës së ADN-së ishte ende duke u zhvilluar dhe do të zgjasë “disa ditë të tjera”.

Policia në rajonin e Alpeve mban një listë me rreth 300 raste të personave që janë zhdukur që nga viti 1925. Ajo përfshin milionerin e zinxhirit të supermarketeve Karl-Erivan Haub – një shtetas i trefishtë gjerman, rus dhe amerikan që u zhduk në rajonin Zermatt gjatë stërvitjes për një turne skijimi më 7 prill 2018. Mediat gjermane e kanë ndërlidhur trupin e zbuluar në akullnajën Stockji me Haub, i cili u shpall ligjërisht i vdekur në 2021.Megjithatë, një nga dy alpinistët që e zbuluan trupin, Luc Lechanoine, 55 vjeç, i kanë thënë gazetës Blick se rrobat që gjetën ishin në ngjyrë neoni, “në stilin e viteve ’80”.

Kufoma ishte mumifikuar dhe e dëmtuar pak, “por pothuajse e plotë”.Në javën e parë të gushtit, një udhërrëfyes malor i zbuloi rrënojat e një avioni që u rrëzua mbi akullnajën Aletsch, pranë majave malore Jungfrau dhe Mönch, në qershor të vitit 1968.“Nga larg, mendova se po shikoja dy çanta shpine”, tha Dominik Nellen, 38 vjeç. Inspektimi më i afërt zbuloi se objektet ishin pjesë të rrënojave të një avioni Piper Cherokee që u rrëzua në zonë më 30 qershor 1968, duke mbajtur në bord një mësues, një oficer kryesor mjekësor dhe djali i tij, të gjithë nga Cyrihu. Trupat u gjetën në atë kohë, por rrënojat jo

.Pas një dimri me relativisht me pak reshje bore, Alpet zvicerane kanë përjetuar tashmë dy valë të nxehta të verës.

Në korrik, autoritetet i këshilluan alpinistët që të mos ngjiten në Matterhorn për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, të cilat arritën gati 30C në Zermatt.Gjatë valës së të nxehtit të korrikut, lartësia në të cilën ngriu uji u mat në një nivel rekord prej 5,184 metrash, krahasuar me nivelin normal të verës prej 3,000-3,500 metra./The Guardian/kallxo.com


Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punimet në rrjet të martën, sipas njoftimit të KEDS!

03/11/2025 | 22:08
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.11.2025.) E Martë

03/11/2025 | 22:00
Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!
Kosovë

Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

03/11/2025 | 21:44
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲