• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Avioni hipersonik zviceran me energji hidrogjeni do të bëjë fluturimet nga Evropa në Australi në vetëm 4 orë

Avioni hipersonik zviceran me energji hidrogjeni do të bëjë fluturimet nga Evropa në Australi në vetëm 4 orë

03/04/2023 | 21:07
Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

27/04/2026 | 12:33
Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

27/04/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

27/04/2026 | 08:24
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 27 Prill!

27/04/2026 | 00:57
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2026.) e hënë

27/04/2026 | 00:53
Parashikimi i motit për sot, e diel

Parashikimi i motit për sot, e diel

26/04/2026 | 09:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.04.2024.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.04.2026.) e Diele

26/04/2026 | 00:30
Edhe sot nxehtë dhe me diell, por me mundësi për vranësira të kohëpaskohshme

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

25/04/2026 | 09:28
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 25 Prill!

24/04/2026 | 23:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.08.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.04.2026.) e shtunë

24/04/2026 | 23:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.04.2025.) E Diele

Fundjavë pranverore!

24/04/2026 | 16:56
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

24/04/2026 | 08:22
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Avioni hipersonik zviceran me energji hidrogjeni do të bëjë fluturimet nga Evropa në Australi në vetëm 4 orë

Avioni hipersonik zviceran me energji hidrogjeni do të bëjë fluturimet nga Evropa në Australi në vetëm 4 orë

03/04/2023 | 21:07
616
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

35
Fluturimi nëpër botë nga Evropa në një destinacion të tillë si Australia kërkon aktualisht rreth 20 orë me një avion të rregullt pasagjerësh. Mirëpo një start-up zviceran po kërkon ta zvogëlojë atë kohë udhëtimi në pak më shumë se katër orë – me një avion pasagjerësh hipersonik, me energji hidrogjeni. Start-up-i “Destinus” e ka testuar prototipin e avionit të tij për dy vitet e fundit, duke njoftuar fluturime të suksesshme testuese të prototipit të tij të dytë – Eiger – në fund të vitit 2022.Tani kompania e ka bërë publike pjesëmarrjen në një program të udhëhequr nga Ministria e Shkencës e Spanjës, si pjesë e planeve të qeverisë spanjolle për të zhvilluar fluturime supersonike me energji hidrogjeni.

Agjencia që e mbikëqyr programin e ministrisë, Centro para el Desarrollo Tecnológico e Industrial, zgjodhi projektin si një nismë strategjike nën Planin e saj të Teknologjisë Aeronáuticas (PTA). Me një investim të përgjithshëm aktual prej 12 milionë eurosh, projekti përfshin kompani dhe qendra teknologjike si dhe universitete spanjolle. “Ne jemi të kënaqur që na janë dhënë këto grante, veçanërisht sepse ato janë një shenjë e qartë se ‘Destinus’ është në linjë me linjat strategjike të Spanjës dhe Evropës për ta avancuar fluturimin e hidrogjenit,” ka deklaruar Davide Bonetti, Zëvendës i Business Development and Products për Destinus.“Për kompanitë e teknologjisë së thellë si ne, qasja në këto fonde të rimëkëmbjes së BE-së është tejet me rëndësi për të kryer kërkime të avancuara dhe për ta përshpejtuar inovacionin e nevojshëm për të qenë konkurrues në shkallë globale. Me këto grante, zgjidhjet e bazuara në hidrogjen për lëvizshmërinë aeronautike do të jenë një hap më afër për t’u bërë realitet”.

Nga Frankfurti në Sidnei në 4 orë e 15 minuta Fuqia e hidrogjenit është subjekt i shumë kërkimeve dhe zhvillimit, me përkrahësit që tregojnë kredencialet e saj të gjelbra, nënproduktet kryesore të djegies së hidrogjenit janë nxehtësia dhe uji. Sasia e nxehtësisë së gjeneruar paraqet një sfidë të projektimit. Studiuesit në Universitetin RMIT në Melburn së fundmi zhvilluan katalizatorë të printuar 3D, të cilët thonë se mund ta fuqizojnë fluturimin hipersonik dhe të veprojnë si një agjent ftohës për ta luftuar nxehtësinë ekstreme të krijuar kur aeroplanët fluturojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, që është rreth 6,100 kilometra në orë (km/ h).Me këto shpejtësi, linjat ajrore komerciale të ardhshme do të jenë në gjendje të fluturojnë midis Londrës dhe Nju Jorkut në rreth 90 minuta. Start-up-i zviceran ‘Destinus’ pretendon se teknologjia e saj do të bëjë që një fluturim nga Frankfurti në Sidnei të zgjasë vetëm 4 orë 15 minuta në krahasim me 20 orë, ndërsa një fluturim nga Frankfurti në Shanghai do të zgjaste 2 orë 45 minuta, tetë orë më i shkurtër se ai udhëtimi aktual. ‘Destinus’ bashkëpunoi me prodhuesin spanjoll të motorëve ITP Aero në qershor të vitit 2022 për ta zhvilluar një strukturë testimi të motorit me hidrogjen.

Granti nga qeveria spanjolle do ta financojë ndërtimin e një objekti testimi pranë Madridit, ku motorët e hidrogjenit që marrin frymë nga ajri do të vendosen në ritmin e tyre. Një projekt i dytë granti prej 15 milion eurosh do të financojë kërkime në aspektet e shtytjes me hidrogjen të lëngshëm.Projekti është pjesë e nxitjes së Spanjës për të qenë në ballë të zhvillimit dhe prodhimit të lëvizshmërisë me bazë hidrogjeni në një numër sektorësh./Euronews/kallxo.com

Related Posts

Shkencëtarët ngrenë alarmin, rryma kryesore e Atlantikut mund të pësojë kolaps, rreziqet që do të sillte për miliona njerëz
Fenomene

Shkencëtarët ngrenë alarmin, rryma kryesore e Atlantikut mund të pësojë kolaps, rreziqet që do të sillte për miliona njerëz

16/04/2026 | 11:39
A po vjen “El Niño” në vitin 2026? Çfarë thonë shkencëtarët
Fenomene

A po vjen “El Niño” në vitin 2026? Çfarë thonë shkencëtarët

13/04/2026 | 23:45
Rrufeja godet Burj Khalifan, pamjet bëhen virale
Fenomene

Rrufeja godet Burj Khalifan, pamjet bëhen virale

28/03/2026 | 22:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲