• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Dielli lëshon “valën elektromagnetike” më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë!

Dielli lëshon “valën elektromagnetike” më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë!

16/05/2024 | 17:26

KEDS tregon për punimet e planifikuara nesër, e mërkurë!

11/08/2026 | 22:57

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.08.2026.) e mërkurë

11/08/2026 | 22:45
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti javor, fronti i dobët, vazhdon vapa verore!

11/08/2026 | 20:16
Më shumë se dy të tretat e Anglisë, tani zyrtarisht në thatësirë

Më shumë se dy të tretat e Anglisë, tani zyrtarisht në thatësirë

11/08/2026 | 09:20
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

11/08/2026 | 08:51

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

11/08/2026 | 08:05
Moti për sot dhe ditët në vijim – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.08.2026.) e martë

11/08/2026 | 00:29

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 11 Gusht!

11/08/2026 | 00:09
Mos i shkëputni të gjitha pajisjet kur fillon stuhia, ky gabim mund të ju kushtojë

Mos i shkëputni të gjitha pajisjet kur fillon stuhia, ky gabim mund të ju kushtojë

10/08/2026 | 09:45
Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

10/08/2026 | 09:41
Çmimet e derivateve për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

10/08/2026 | 08:42

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

10/08/2026 | 08:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Dielli lëshon “valën elektromagnetike” më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë!

Foto e realizuar nga Mitrovica, nga Kemajl Behrami

Dielli lëshon “valën elektromagnetike” më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë!

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një dekadë, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar fenomenin që njihet si “Aurora Borealis” ose dritat veriore, të pazakonta në shumë pjesë të botës.

16/05/2024 | 17:26
568
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Vala e flakës diellore shkaktohet nga një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me ato që njihen si njolla në sipërfaqen diellore.

Ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit, që po i afrohet kulmit, sipas NOAA-s. Lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt të Tokës.

Observatori i Dinamikave Diellore, i NASA-s, e vlerësoi shpërthimin e ndritshëm të rrezeve X, si më të fuqishmin që nga viti 2005.

Bryan Brasher me Qendrën e Parashikimit të Motit Hapësinor në Boulder të Kolorados, pjesë e NOAA-s, tha se ka mundësi që kur shkencëtarët të mbledhin të dhënat edhe nga burime të tjera, të rezultojë që vala e zjarrtë magnetike të ketë qenë edhe më e fortë.

Kjo vjen pas gati një jave çlirimesh të valëve magnetike masive nga atmosfera e jashtme e diellit, që njihet si Korona. Korona çliron kryesisht dritë në formë rrezesh X dhe ultra vjollcë. Vala magnetike përbënte rrezik për rrjetin e komunikimit në tokë dhe orbitë si dhe për sistemin energjetik.

NASA tha se stuhia gjeomagnetike e fundjavës bëri që një nga satelitët e saj mjedisorë të rrotullohej papritur për shkak të uljes së lartësisë si rezultat i stuhisë hapësinore dhe të aktivizonte sistemin e vetëmbrojtjes për rrethana të tilla. Shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u këshilluan të qëndronin brenda zonave që ofrojnë mbrojte të fortë nga rrezatimi. NASA tha se ekuipazhi nuk ishte në ndonjë rrezik. /VOA

Rekomandime

Kosovë

KEDS tregon për punimet e planifikuara nesër, e mërkurë!

11/08/2026 | 22:57
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.08.2026.) e mërkurë

11/08/2026 | 22:45
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel
Kosovë

Moti javor, fronti i dobët, vazhdon vapa verore!

11/08/2026 | 20:16
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲