Vërshime gjatë ditës së djeshme nuk pati vetëm në Prishtinë.
Edhe në një fshat në Prizren u paraqit gjendje e rëndë pas shirave të dendur dhe breshrit që përfshiu disa vende në Kosovë.
Breshër i madh dhe vërshime pati në fshatin Lubinjë të Prizrenit.
Derisa asfalti u vërshua nga uji që shkonte si lum, trotuari u mbush me breshër, që në pamje të parë dukej si borë nga sasia e madhe e tij.
Rtv Besa nga Prizreni ka publikuar pamje nga dita e djeshme prej atij fshati.