• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Evropa përgatitet për përmbytje, meteorologët lëshojnë alarmin

Evropa përgatitet për përmbytje, meteorologët lëshojnë alarmin

13/09/2024 | 19:13
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, dhe të mërkurën 23, 24 Dhjetor!

22/12/2025 | 23:56
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.12.2025.) E martë

22/12/2025 | 23:16
Moti javor, ndryshon situata sinoptike, reshje shiu e bore!

Moti javor, ndryshon situata sinoptike, reshje shiu e bore!

22/12/2025 | 13:14
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

22/12/2025 | 09:35
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për ndërprerjet e rrymës të hënën me 22 dhjetor!

21/12/2025 | 22:37
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.11.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.12.2025.) E Hënë

21/12/2025 | 22:25
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

KOSTT-i njofton se pati reduktime të rrymës në dy rajone, shkaku i mbingarkesës

21/12/2025 | 20:09
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/12/2025 | 09:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.12.2025.) E Diele

20/12/2025 | 23:47
Reshjet e borës mbulojnë zonat malore të Arabisë Saudite

Reshjet e borës mbulojnë zonat malore të Arabisë Saudite

20/12/2025 | 16:21
Ndryshimi gradual i gjendjes sinoptike, njëherë shi!

Ndryshimi gradual i gjendjes sinoptike, njëherë shi!

20/12/2025 | 12:27
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

20/12/2025 | 09:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Evropa përgatitet për përmbytje, meteorologët lëshojnë alarmin

Evropa përgatitet për përmbytje, meteorologët lëshojnë alarmin

13/09/2024 | 19:13
1.9k
SHARES
5.4k
VIEWS
Shpërndaje

Evropa Qendrore po përgatitet për përmbytjet  për shkak të kalimit të ciklonit Boris, i cili pritet të vjen këtë fundjavë.

Sipas meteorologëve çekë dhe polakë, në disa zona të vendeve të tyre deri në 400 litra shi për metër katror mund të bien në katër ditët e ardhshme dhe rreth 200 litra në Austri dhe Sllovaki.

Manifestimet kulturore të planifikuara për këtë fundjavë u anuluan në këto katër vende për shkak të kalimit të paralajmëruar të ciklonit, raporton bbc.

Rezervuarët për grumbullimin e ujit, kryesisht në afërsi të digave, u boshatisën në mënyrë që të mos përmbyten.

Në Poloni, alarmet e motit janë ndezur në jug të vendit, kryesisht qytetet rreth lumit Oder, Wroclaw dhe Opole.

Në Wroclaw, i cili ka 675 mijë banorë, zyrtarët komunalë krijuan një qendër krizash, shkruan tvpworld.

Sipas ministrit çek të Mjedisit, Petar Hladik, situata në vend “mund të jetë e ngjashme me atë të viteve 1997 dhe 2002”.

Përmbytjet në vitin 1997 goditën Moravinë në lindje të Republikës Çeke. Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe pati disa miliardë dollarë dëme. Pikërisht në atë rajon priten edhe këtë herë reshjet më të mëdha.

Në vitin 2002, përmbytjet goditën perëndimin e vendit, duke marrë 17 jetë dhe duke shkaktuar edhe më shumë dëme se në vitin 1997.

Qytetet në Moravia ngritën barriera shkaku i frikës së përmbytjeve, e cila do të shoqërohej me erëra deri në 100 kilometra për orë.

🌧️ Europe Braces for Extreme Weather: Flooding and Snow Threats

Our Spire High-Resolution Forecast indicates a major European storm will unleash 10-15 inches (254-381 mm) of rain from Austria to the Czech Republic, Slovakia, and Poland. Localized areas may see over 17.50 inches… pic.twitter.com/bSFpuc7xlS

— Spire Weather & Climate (@SpireWxClimate) September 12, 2024

Dhjetëra ngjarje kulturore në rajon janë anuluar, duke përfshirë festivalin vjetor të verës në Znojmo, i cili tërheq dhjetëra mijëra vizitorë. Festivali romak gjithashtu u anulua në Carnuntum të Austrisë.

Sipas televizionit austriak ORF, niveli i ujit të Danubit mund të rritet në nivele që nuk janë parë për pesë deri në dhjetë vjet.

Kancelari austriak, Karl Nehammer tha se ushtria është e gatshme të dërgojë deri në një mijë ushtarë nëse është e nevojshme. Ushtria sllovake dhe zjarrfikësit vullnetarë janë gjithashtu në gatishmëri.

Reshjet mund të jenë më të mëdha se ato që goditën Evropën Qendrore në vitin 2013, e cila atëherë u konsiderua si më e keqja në një mijë vjet, paralajmëron shërbimi meteorologjik sllovak imeteo.sk.

Ndryshe, me lëvizjen e valës së ftohtë mbi Evropën në drejtim të lindjes, bora e parë ra në Kredaricë të Sllovenisë


Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, dhe të mërkurën 23, 24 Dhjetor!

22/12/2025 | 23:56
Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.12.2025.) E martë

22/12/2025 | 23:16
Moti javor, ndryshon situata sinoptike, reshje shiu e bore!
Kosovë

Moti javor, ndryshon situata sinoptike, reshje shiu e bore!

22/12/2025 | 13:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲