• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Antarktida po gjelbërohet me një ritëm alarmant, shkencëtarët zbulojnë arsyen

Antarktida po gjelbërohet me një ritëm alarmant, shkencëtarët zbulojnë arsyen

05/10/2024 | 22:16
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

02/04/2026 | 07:51
Raketa Artemis II e NASA-s niset për misionin historik drejt Hënës

Raketa Artemis II e NASA-s niset për misionin historik drejt Hënës

02/04/2026 | 06:52
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 2 prill!

02/04/2026 | 00:23
Reshjet vazhdojnë deri në mëngjes!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.04.2026.) e enjte

02/04/2026 | 00:11
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

01/04/2026 | 08:17
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 1 Prill!

31/03/2026 | 23:49
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.04.2021.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.04.2026.) e mërkurë

31/03/2026 | 23:44
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

31/03/2026 | 08:15
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 31 mars!

31/03/2026 | 00:01
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.03.2026.) e martë

30/03/2026 | 22:44
Aksident i rëndë në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova

30/03/2026 | 21:11
Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

30/03/2026 | 12:42
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Antarktida po gjelbërohet me një ritëm alarmant, shkencëtarët zbulojnë arsyen

Antarktida po gjelbërohet me një ritëm alarmant, shkencëtarët zbulojnë arsyen

05/10/2024 | 22:16
919
SHARES
2.6k
VIEWS
Shpërndaje

Pjesë të Antarktidës së akullt po bëhen të gjelbra me një ritëm alarmant pasi rajoni është përfshirë nga nxehtësi ekstreme, sipas një studimi të ri, gjë që ka shkaktuar shqetësime për ndryshimin e pesiazhit në këtë kontinent të gjerë.

Shkencëtarët kanë përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna për të analizuar nivelet e vegjetacionit në Gadishullin Antarktik, i cili është ngrohur shumë më shpejt se mesatarja globale.

Ata zbuluan se jeta e bimëve – kryesisht myshqet – ishte rritur në këtë mjedis të ashpër më shumë se 10 herë gjatë katër dekadave të fundit, sipas studimit të botuar në revistën Nature Geoscience.

Bëhet e ditur se shkalla me të cilën rajoni ka qenë duke u gjelbëruar gjatë gati katër dekadave është përshpejtuar më shumë se 30% midis viteve 2016 dhe 2021, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndërsa peizazhi është ende pothuajse tërësisht borë, akull dhe shkëmb, kjo zonë e vogël e gjelbër është rritur në mënyrë dramatike që nga mesi i viteve 1980, sipas Thomas Roland, autor studimi dhe shkencëtar mjedisor në Universitetin e Exeter.

“Gjetjet tona konfirmojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike antropogjene nuk ka kufi në shtrirjen e tij”, tha Roland.

“Edhe në Gadishullin Antarktik – këtë rajon më ekstrem, të largët dhe të izoluar të shkretëtirës – peizazhi po ndryshon dhe këto efekte janë të dukshme nga hapësira”, shtoi ai.

Siç raportohet, Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, kohët e fundit është përfshirë nga ngjarje ekstreme të nxehtësisë.

Ndërsa ndotja nga karburantet fosile vazhdon të ngrohë botën, Antarktida do të vazhdojë të ngrohet dhe ky gjelbërim ka të ngjarë të përshpejtohet, parashikojnë shkencëtarët.

Sa më shumë të gjelbërojë gadishulli, aq më shumë tokë do të formohet dhe aq më shumë ka gjasa që rajoni të bëhet më i favorshëm për speciet pushtuese, duke kërcënuar potencialisht jetën e egër vendase.

Gjelbërimi mund të zvogëlojë gjithashtu aftësinë e gadishullit për të reflektuar rrezatimin diellor përsëri në hapësirë, sepse sipërfaqet më të errëta thithin më shumë nxehtësi.

“Këto ndikime ka të ngjarë të jenë vetëm lokale, por mund të ndihmojnë në përshpejtimin e mëtejshëm të rritjes së jetës së bimëve ndërsa klima vazhdon të ngrohet”, tha një nga autorët, Olly Bartlett.

“Ky peizazh ikonë mund të ndryshohet përgjithmonë”, paralajmëroi Bartlett.

Related Posts

Rrufeja godet Burj Khalifan, pamjet bëhen virale
Fenomene

Rrufeja godet Burj Khalifan, pamjet bëhen virale

28/03/2026 | 22:31
Sekonda që të ngrijnë – shikoni çfarë ndodh në mes të rrugës në Kroaci
Fenomene

Sekonda që të ngrijnë – shikoni çfarë ndodh në mes të rrugës në Kroaci

28/03/2026 | 17:10
Fundi i një gjigandi: Ajsbergu më i madh në botë drejt shkrirjes
Fenomene

Fundi i një gjigandi: Ajsbergu më i madh në botë drejt shkrirjes

25/03/2026 | 20:21
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲