Pas reshjeve të dendura të ditëve të kaluara do të kemi përmirësim të përkohshëm të motit, ndërsa temperaturat pas ndonjë “lëvizje” të madhe.
Fillimi javës nën ndikimin e një anticikloni të dobët i cili stabilizoi dhe përmirësoi motin. Reshjet janë ndërprerë dhe priten dy ditë kryesisht stabile me rritje të lehta të temperaturave dhe pa reshje atmosferike.
Cikloni i Mesjavës
Ndërkohë, një ciklon tjetër pritet të krijohet të Martën diku në Detin Tiren në Italinë veriore e veriperëndimore duke u konsoliduar dhe duke u zhvendosur në drejtim të jugut të Italisë dhe Detit Jon. Si pasojë të Mërkurën do të kemi rikthimin e reshjeve atmosferike në viset tona. Reshjet do të fillojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi, pastaj edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Nëpër ultësira priten reshje shiu, ndërsa në vise kodrinore-malore priten reshje bore. Të Enjten me uljen e temperaturave reshje shqote e bore priten edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës dhe siç ndodhë rëndom kjo do të varet tërësisht nga temperaturat në momentin e reshjeve. Për momentin nuk shihet ndonjë depërtim i ajrit shumë të ftohtë që do të favorizonte boren edhe në zonat më të ulëta. Intensiteti i reshjeve nuk do të jetë shumë i lartë.
Pas kalimit të ciklonit të mesit të javës në drejtim të Greqisë ku prapë priten reshje të dendura shiu e bore do të pasojë një përmirësim i shkurtër i motit, ndërsa ciklone tjera vijnë nga Adriatiku ose Italia dhe këto masa të lagshta ajrore kanë origjinë Atlantike. Pra, edhe në fundjavë priten reshje të reja, por priten edhe intervale kohore me diell dhe perpiudha pa reshje.
Për fund:
Në përgjithësi kjo javë do të karakterizohet me vranësira mjaft të shpeshtuara, por do të ketë edhe intervale kohore me diell. Më shumë diell parashihet dita e martë dhe nganjëherë edhe e Premtja, por prapë do të ketë vranësira lokale. Reshje priten të Mërkurën, të Enjten, lokalisht edhe në fundjavë. Reshjet do të jenë të përziera dhe në viset malore do të shtohet sasia e borës.
Temperaturat do të të lëvizin varësisht nga vranësirat dhe kthjellimet. Minimalet parashihet rreth -5 gradë Celsius, por kjo nuk pritet të ndodhë shpesh sepse do të ketë vranësira të shpeshta. Maksimalet në Kosovë pritet të arrijnë deri në 9 apo 10 gradë Celsius. Këto vlera të temperaturave do të arrihen rrallë ndonjë ditë ose natë. Më së shpeshti temperaturat do të lëvizin diku në mes të vlerave të lartpërmendura.
Normalisht në zonat mesdhetare të Shqipërisë më ngrohtë, por do të ketë reshje të shpeshta dhe vranësira. Pak më ngrohtë edhe në Maqedoninë e Veriut në zonat e ulëta.
Për shkak të atmosferës mjaft dinamike gjatë kësaj jave ndryshime të në parashikim mund të ndodhin dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan