Masa e ftohtë polare arriti kulminacionin gjatë natës dhe mëngjesit të kaluar në Republikën e Kosovës dhe të gjitha viset tona ku temperaturat zbriten nga -4 deri në -7 gradë Celsius në Kosovë në viset kodrinore-malore.
Kjo masë ajrore e ftohtë do të fillojë të tërhiqet, megjithatë edhe një natë dhe mëngjes mund të kemi acar deri në -4 apo në versionin më të ashpër deri në -5 gradë Celsius sepse ende kemi koncentrim apo mbetje të lartë të ajrit të ftohtë polar. Një tjetër masë e ftohtë ajror po lëvizë më larg në verilindje të Evropes, por kjo do të zhvendoset drejt lindjes dhe Detit të Zi, ndërsa ndikimi i saj në viset tona do të jetë shumë më i dobët.
Sidoqoftë, pas edhe një mëngjesi të ftohtë dhe me acar, dita e mërkurë sjellë më shumë diell dhe temperatura deri në 12 gradë Celsius në Kosovë.
Të Enjten këto masa të ftohta dhe jo-stabile ajrore sjellin edhe një front të ftohtë, por pa ekstreme termike. Priten riga lokale shiu e në viset kodrinore-malore reshje të herëpashershme bore. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë acar të lehtë në disa rajone edhe mëngjesin e Ejtes, Premtes eventualisht të shtunes me temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.
Të Premten prapë më shumë diell, ndërsa të Shtunën edhe një tjetër front sjellë riga lokale shiu vetëm në disa rajone.
Përmirësim substancial të motit do të kemi të dielën dhe kjo do të jetë fillimi i ndikimit të masave ajrore me origjinë nga Afrika veriore./MeteoBallkan