Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i këndshëm dhe relativisht i nxehtë. Gjithashtu do të kemi edhe intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësir kalimtare. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të fillojnë të fryjnë erëra të dobëta dhe mesatare nga jugperëndimi.
Edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht stabil dhe mjafti i këndshëm, ku vende – vende do të ketë vranësira të shtresave të larta atmosferike.
Të hënën do të kemi destabilizim të motit. Paradite do të jetë relativisht nxehtë si pasojë e masave ajrore të nxehta parafrontale. Gjatë pasditës apo mbrëmjes do të fillojnë reshjet e shiut të cilat me kalimin e frontit dhe me fuqizimin e erërave veriore do të shndërrohen në reshje bore. Reshjet më të dendura priten në veri të Shqipërisë me tendencë nga qendra ku priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje të dendura shiu dhe bore priten edhe në Kosovë por jo afatgjata.
Gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Kosovë priten reshje bore të cilat në disa intervale do të jenë të dendura por në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha sepse ato do të ndërpitën. Reshje bore priten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, kryesisht në viset kodrinore malore. Reshjet më të dendura të borës priten në veri dhe qendër të Malit të Zi, ndërsa reshje bore priten edhe në pjesë të Maqedonisë.
Nga e Marta ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe me reshje kryesisht të dobëta lokale dhe të herëpashershme bore./Meteoballkan