Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft jo stabil sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Në mëngjes dhe paradite pritet mot kryesisht me diell me shtim të vranësirave. Pasdite vranësira do të zhvillohen fuqishëm dhe pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Vende-vende priten shtrëngata lokale të fuqishme me rrebeshe intensive dhe shkarkesa të fuqishme atmosferike.
Temperaturat pritet të luhaten nga 16 minimalja deri në 32 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite priten të kushtëzojnë stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në pjesët kontinentale të Shqipëris si në veri dhe lindje, pastaj në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe veri të Malit të Zi. Vende-vende parashihen shtrëngata të forta verore.
Të mërkurën më freskët, ndërsa stuhi kalimtare priten edhe në shumë pjesë të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin. Në Kosovë parashihen rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërkohë që masa më të freskëta ajrore depërtojnë nga veriu.
Të enjten përmirësim afatshkurtër i motit, kurse të Premten reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje edhe më të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan















