Nesër në tërë rajonin tonë do të mbajë mot kryesisht i thatë dhe i ftohtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë kurse gjatë ditës do të kemi erëra të ftohta por më të lehta veriore. Reshje të dobëta bore mund të ketë vetëm në disa lokacione në Kosovë.
Në orët e natës në Kosovë pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të dobëta bore. Këto reshje herë pas here do të vazhdojnë edhe ditën e Premte në Kosovë, kurse në rajonet tjera nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë brenda suazave normale për këtë periudhë kohore.
Nga dita e shtunë do të kemi stabilizim gradual të motit sepse do të kemi dominimin e plotë anticiklonik kurse nga e diela do të kemi edhe depërtimin e masave ajrore më të nxehta nga Mesdheu dhe në këtë mënyrë do të kemi edhe ngritje të temperaturave. Pra, deri të dielën ftohtë dhe me reshje të dobëta bore në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi fohtë dhe kryesisht thatë. Nga e diela stabilizim i motit dhe ngirtje e temperaturave në tërë rajonin./Meteoballkan