Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro e 68 centë, më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina 1 euro e 49 centë.
Gasi do të shitet me çmim 0.60 euro për litër.
Deri tash, që prej 5 majit, një litër nuk ka kushtuar më shtrenjtë. Atë kohë, një litër naftë kushtonte 1.67 euro. Një litër benzinë atë ditë kushtonte 1.52 euro, ndërsa gasi 81 centë.
















