Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të ketë vranësira të pakta lokale të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë orëve të vonshme, kurse gjatë natës parashihen stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 minimalja deri në 32 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Pasdite vonë në veri të Shipërisë dhe Mal të Zi mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar, kurse gjatë natës stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të përfshijnë veriun e veriperëndimin e Shqipërisë dhe Malin e Zi si dhe zonat afër. Nuk përjashtohet mundësi që ndonjë stuhi e fuqishme të zhvillohet apo të kalojë edhe në Kosovë. Vende-vende priten shtrëngata rë fuqishme duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.
Të Hënën në tërë rajonin na pret mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të reve konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe mundësi për breshër.
Pra, nata nga e diela në të hënën dhe mëngjesi i së hënës pritet të jenë jashtëzakonisht jo-stabile për pjesën veriore e veriperëndimore të Shqipërisë, Mal të Zi dhe pjesë të Republikës së Kosovës po ashtu. Në disa lokalitete të këtyre zonave mund të ndodhin reshje të rrëmbyeshme.
Nga e marta sipas ecurive aktuale sinoptike pritet stabilizim gradual i motit./MeteoBallkan















