• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti javor: fuqizohen masat ajrore anticiklonike!

27/07/2026 | 16:57
Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Hyjmë në Prill, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.09.2026.) e martë

21/09/2026 | 23:27
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

21/09/2026 | 12:00
Spanja regjistron rekord: 61 ditë me valë të të nxehtit gjatë vitit 2026

Pas verës ekstreme, BE përgatit plan të ri për motin ekstrem

21/09/2026 | 11:56
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës bie për të katërtën ditë radhazi në tregjet globale

21/09/2026 | 11:39
Vala e ftohtë zbret drejt Ballkanit, temperaturat pritet të bien ndjeshëm

Vala e ftohtë zbret drejt Ballkanit, temperaturat pritet të bien ndjeshëm

21/09/2026 | 10:06
Parashikimi i motit për sot dhe ditë në vijim – e hënë

Parashikimi i motit për sot dhe ditë në vijim – e hënë

21/09/2026 | 08:23

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 21 shtator!

20/09/2026 | 23:48
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.09.2026) e hënë

20/09/2026 | 23:30
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

20/09/2026 | 08:37
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti javor: fuqizohen masat ajrore anticiklonike!

27/07/2026 | 16:57
1.5k
Shpërndarje
4.2k
Shikime
Shpërndaje

Pas reshjeve të bollshme atmosferike të cilat këto ditë ndikuan mirë në gjendjen e përgjithshme hidrologjike në Kosovë tani pritet të kemi fuqizimin gradual dhe të sigurtë të masave ajrore më të thata anticiklonike. Reshjet ishin të mirëserardhura me përjashtime në disa rajone ku shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Gjendja sinoptike po fillon të ndryshojë dhe tani masat ajrore jo-stabile mund ta kenë më të vështirë për të depërtuar në rajonin tonë për shkak të ardhjes, fuqizimit dhe konsolidimin të bllokadës anticiklonike dhe rrymave ajrore më të thata, megjithatë nuk do të mungojnë rrebeshet e izoluara, por ato të jenë të rralla, afatshkurtra dhe në rajone të izoluara.

E Hëna solli reshje atmosferike në shumë pjesë të viseve tona dhe deri në fund të ditës ende mund të ketë zhvillime të cilat do të jenë më të izoluara dhe të cilat do të humbin ndikimin e tyre gradualisht.

Masa ajrore më të ngrohta dhe më stabile nga Evropa dhe Afrika veriore do të fillojnë të depërtojnë sigurtë në drejtim të viseve tona duke filluar që nga e marta.

E Marta do të karakterizohet me mot më stabil, me diell, por edhe me vranësira ditore. Në disa rajone kryesisht kodrinore-malore nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje afatshkurtër. Temperaturat do të fillojnë të rriten menjëherë.

Nga e mërkura do të kemi më shumë diell dhe më pak vranësira. Do të fryjnë erëra kryesisht nga verilindje në Kosovë e viset tjera kontinentale, kurse në Shqipëri drejtimi i erërave do të jetë nga veriperëndimi. Rrallë në disa zona në malet e Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh krejtësisht të izoluar me ndonjë bubullimë.

Temperaturat do të shënojnë rritje progresive.

E Enjtja dhe fundjava po ashtu do të karakterizohen me kushte kryesisht stabile anticiklonike dhe disa vranësira do të shfaqen pak më shumë në viset malore, por edhe në disa zona bregdetare në Shqipëri. Këto vranësira nuk do të kenë kurrfar ndikimi në stabilitetin e atmosferës.

Temperaturat do të shënojnë rritje progresive, pra nga dita në ditë gjithnjë e më nxehtë.

Minimalja për këtë javë parashihet të zbres deri në 13 gradë Celsius, kurse maksimalja parashihet të arrijë deri në 36 gradë Celsius në Kosovë, kurse në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore do të jetë për ndonjë gradë edhe më nxehtë në zonat më të nxehta mesdhetare, zona që tradicionalisht janë më të nxehtat gjatë verës temperaturat mund ti afrohen shumë afër shifrës 40 gradë Celsius.

Kjo do të jetë fillimi i një vale më të re të nxehtësisë e cila në fillim nuk do të jetë shumë intensive, por do të vjen duke u fuqizuar gradualisht nga dita në ditë. Kjo valë nxehtësie mund të zgjasë edhe me javë.

Ishte ky parashikimi javor për motin gjatë kësaj jave nga MeteoBallkan. Ndryshime në parashikim kësaj radhe vështirë që mund të ketë, por për çdo eventualitet na ndiqni në postimet tona të përditshme më të detajuara./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!
Kosovë

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Hyjmë në Prill, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.09.2026.) e martë

21/09/2026 | 23:27
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲