Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Nuk priten reshje atmosferike e temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta.
Mimimalja parashihet të zbres deri në 13 gradë Celsius kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa zona me vranësira lokale. Në viset kontinentale do të jetë pak më freskët. Vazhdon vapa intensive në perëndim e qendër të Shqipërisë.
Rritje intensive të temperaturave në Kosovë presim ditën e shtunë për shkak të ndikimit direkt të masës mjaft të nxehtë ajrore me origjinë nga Afrikan veriore. Temperaturat mund të shkojnë deri në 35 apo 36 gradë Celsius në Kosovë, kurse të dielën edhe pse pa reshje por priten ulje të temperaturave në Kosovë si pasojë e depërtimit të një mase më të freskët ajrore nga veriu e verilindja. Megjithatë ulja e temperaturave nuk do të jetë shumë e theksuar.
Vapa e fuqishme verore vazhdon të shtunën dhe të dielën edhe në Shqipëri e Maqedoninë Veriore.
Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me stabilitet atmosferik dhe temperatura të larta verore, por asgjë ekstreme. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Në përgjithësi vazhdon thatësia ekstreme dhe vapa.
Reshje atmosferike mund të kemi nga data 10 Shtator./MeteoBallkan















