Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale si dhe do të jetë kogja freskët sidomos në mëngjes.
Temperaturat do të luhaten nga 7 minimalja deri në 24 gradë Celsius maksimalja në rajonin e Dukagjinit.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale, por shumë pak reshje atmosferike. Temperaturat kanë shënuar ulje në të gjitha viset, megjithatë mbetet ende nxehtë në zonat mesdhetare tani sidomos nën rrezet diellore. Më freskët në zonat kontinentale ku mund të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu në disa zona të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Të hënën na pret mot me diell e vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, përpos veriut të Kosovës ku pritet të jetë më freskët e me më shumë vranësira, por kryesisht me pa reshje atmosferike.
Të martën pasdite priten reshje lokale shiu e me mundësi edhe për rrebeshe lokale duke mos përjashtuar mundësinë për bubullima. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të përfshijnë kryesisht shumë pjesë të Republikës së Kosovës, e pak pjesë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan
















