Ky lis shumëvjeçar gjendet në fshatin Dyz të komunës së Podujevës, ku përveç vlerave botanike që ky lis posedon ai i jep edhe një pamje karakteristike fshatit, shkruan SyriKosova.
Cilësohet në mesin e monumenteve të natyrës të mbrojtura me ligj.
Trungu i shpardhit (Quercus frainetto), që nga viti 2015 ishte marrë në mbrojtje pasi që paraprakisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës kishin hartuar arsyeshmërinë profesionale.
E sipas rrëfimeve të banorëve të fshatit për të thuhet se ka ekzistuar edhe si pikë referimi në hartat ushtarake.