Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira ditore si dhe me erëra nga veriu e verilindja.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë e vende-vende me brymë dhe temperatura do të shkojë në “minus” në disa rajone.
Minimalja pritet të zbres deri në -1 gradë Celsius, kurse maksimalja gjatë ditës parashihet të shkojë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e në disa zona kontinentale priten vranësira ditore, por pa reshje atmosferike.
Mëngjesi në shumë zona do të jetë me acar e brymë sidomos në rajone kontinentale e me theks të veçantë në zonat kodrinore-malore. Dita stabile, por vende-vende me erëra nga veriu e verilindja.
Riga lokale shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Kosovës, disa pjesë të Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë ditën e Premte. Në viset malore do të ketë reshje të reja bore, por në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha. Në Shqipëri reshje priten vetëm në zonat kontinentale si në lindje, veri e sidomos në juglindje. Temperaturat në rënie gjatë ditës së Premte, por fundjava do të sjellë përmirësim dhe stabilizim gradual të motit dhe rritje të temperaturave.
















